Edhe Çitaku i reagon Gërvallës: Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megallomani dhe injorancë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar kryediplomates Donika Gërvalla.
Ajo fillimisht, ka përmendur se kjo deklaratë e Gërvallës u bë në një konferencë ndërkombëtare.
“Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megallomani dhe injorancë. Zatën, këto të trija rëndom shkojnë bashkë.” – ka thënë ajo.
Tutje, Çitaku ka shkruar si vijon: “Sa për referencë, “ tigër prej letre” i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të”.
Postimi i plotë:
Evropa tigër prej letre, deklaron Ministrja e Jashtme e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare.
Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megallomani dhe injorancë. Zatën, këto të trija rëndom shkojnë bashkë.
Sa për referencë, “ tigër prej letre” i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të.