Edhe Bajqinovci e akuzon Borrellin se është me Serbinë: E ka humbur rolin e ndërmjetësit
Që nga dje kur përfundoi takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u mbajtë në kuadër të dialogut të Brukselit, kanë shpërthyer kritikat ndaj dyshës së BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Në vallen e kritikës e sulmeve ndaj dyshës evropiane ka hyrë edhe Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së. Sipas tij, Borrell e ka humbur rolin e ndërmjetësit, pasi e ka marrë anën nga Serbia.
“Borell që prej kohësh e ka humbur rolin e ndërmjetësit duke marrë anë nga Serbia, normalisht që një një moment edhe do të stërkeqet ende më shumë: do të fillojë të gënjejë faqe botes.” – shkroi Bajqinovci.