Edhe 36 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar edhe për 36 raste të reja pozitive me Covid-19 në Kosovë.
Siç thuhet në raport, në 24 orët e fundit janë shëruar 35 persona, ndërsa nuk raportohet për viktima.
Vlen të theksohet se në Kosovë janë gjithsej 202 raste aktive me Covid-19.