E tmerrshme: Burri nga Juniku e rrëmben një të mitur, e dhunon tri herë
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit një të dyshuari për dhunim. Ai dyshohet se me përdorim të forcës, e ka detyruar një të mitur që të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj.
Prokuroria njofton se, në mes të datave 03-05 maj 2022, në shtëpinë e tij në Junik, i pandehuri Sh. Ll., me përdorim të forcës, e detyron personin tjetër të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, këtu të dëmtuarën e mitur H. F. I pandehuri fillimisht e takon dhe e përshëndet të dëmtuarën në rrugë, por e njëjta nuk ndalon dhe vazhdon rrugën, ndërsa i pandehuri e përcjell dhe përsëri e takon të dëmtuarën duke e ftuar për kafe në një lokal në Gjakovë.
Tutje në njoftim, prokuroria shpjegon se si ndodhi ky rast i rëndë.
“I pandehuri fillimisht e takon dhe e përshëndet të dëmtuarën në rrugë, por e njëjta nuk ndalon dhe vazhdon rrugën, ndërsa i pandehuri e përcjell dhe përsëri e takon të dëmtuarën duke e ftuar për kafe në një lokal në Gjakovë. Pasi qëndrojnë për një kohë në lokal, i pandehuri më pas e fut të dëmtuarën në automjet dhe e dërgon në shtëpinë e tij në Junik, dhe gjatë qëndrimit në shtëpi, i pandehuri me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj tri herë kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e dëmtuara arrin që të dalë nga dritarja e shtëpisë, largohet nga vendi i ngjarjes, dhe paraqet rastin në polici”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
I dyshuari gjendet në ndalim nga 11 maji, derisa prokuroi ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. Ll. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafin 4.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.