E rrallë: Mërgimtari me tabela “UÇK Hashim Thaçi” niset për protestë
Në mesin e mijëra qytetarëve që nga qytete të shumta të Kosovës kanë marrë rrugën për të protestën sot në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale është edhe një mërgimtar nga Gjermania.
Mërgimtari në fjalë është përkujdesur që tabelat e veturës së tij “Golf” të mbaj një simbolik të veçante.
Në vend të numrave dhe shkronjave ai ka vendosur akronimin e UÇK-së dhe emrin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.
Portali “Demokracia” shkruan se mërgimtari në fjalë është nga qyteti i Gjilanit.