E përhapi i pari lajmin e rremë nga RTK-ja, Salih Zyba refuzon t’i përgjigjet Nacionales
Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, nuk ka dashur të komentojë artikullin e edituar të Slobodna Bosnës, ku mediumi boshnjak ka hequr emrin e Gazetës Nacionale dhe atë të Periskopit, nga lajmi i rremë me të cilin u shërbye mediumi publik – RTK, për të goditur dy mediat në Kosovë.
Zyba kontestoi gazetarin e njohur të Nacionales, Besian Beha - duke ‘dyshuar se nuk ishte Besiani, por ndonjë qytetar tjetër’.
“Ke qenë i pari që e ke publiku artikullin e Slobodna Bosnes, ke qenë i pari që e ke publiku artikullin për akuzat që janë bë ndaj neve.Tash portali në fjalë, e ka largu emrat e Nacionales dhe Periskopit, e ka editu tekstin, e ka pranu që ka bë raportim joprofesional, që nuk ka fakte, deshta me të pyet, a ke ndonjë koment që portali në fjalë e pranon raportimin tendencioz dhe të pabazuar”, thotë gazetari Beha në telefonatën për deputetin e Kuvendit, Zyba.
Paragrafi më lart, deputetit në fjalë, i duket si referat, megjithëse nga kjo formë e pyetjes si më lart, përvoja dhe kujtesa jonë nga shkolla fillore, na thotë se ky nuk është referat.
“Ti lexove referat po më doket”, thotë Zyba.
“Këto janë komentime tua, nuk domethënë që janë të vërteta”, thotë Zyba dhe më pas, në telefonatë, konteston vërtetësinë e telefonatës së gazetarit Besian Beha.
Sidoqoftë, deputeti Zyba premtoi se do të përgjigjet orëve në vazhdim, ‘sipas mundësive që do t’i ketë’.