E përfundojnë misionin në Turqi, ekipi i kërkim shpëtimit kthehet në Shqipëri - NACIONALE

E përfundojnë misionin në Turqi, ekipi i kërkim shpëtimit kthehet në Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është kthyer në Shqipëri, ekipi shqiptar që ndihmoi Turqinë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit tragjik.

"Krenari dhe mirënjohje pafund për 3 ekipet e vajzave dhe djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore që kontribuuan përgjatë 11 ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga dy tërmetet e fuqishme në Turqi. Ata u nisën për t’u kthyer në Atdhe, duke marrë me vete edhe respektin e popullit turk, që njëherësh është vlerësim për Shqipërinë tonë. Të gatshëm dhe solidarë sa herë të jetë nevoja për kontributin tonë", ka shkruar ministri Niko Peleshi.

Shqipëria iu përgjigj menjëherë thirrjes për ndihmë nga Ankaraja dhe dërgoi në total 73 forca të kërkim shpëtimit dhe mjekë.

Lajme të ngjashme