“E la shoferin e ministrisë të pret 30 minuta”, këshilltari Fidan Kalaja kërkon shkarkimin e nëpunësit civil - NACIONALE

“E la shoferin e ministrisë të pret 30 minuta”, këshilltari Fidan Kalaja kërkon shkarkimin e nëpunësit civil

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fidan Kalaja, këshilltari i lartë politik i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duket se nuk i duron shumë shërbyesit civil në këtë ministri.

Madje, ai nuk heziton që edhe në mënyrë kundërligjore të kërkon shkarkimin e tyre.

Një gjë të tillë ai e ka bërë në dhjetor të vitit të kaluar, kur kërkuar nga Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, Venera Çerkini, që të shkarkohet Naser Korça nga pozita e drejtorit të Divizionit për Shërbime Logjistike.

Kalaja kërkesën e kishte bërë në mënyrë zyrtare, duke iu drejtuar me e-mail ministrit Elbert Krasniqi dhe Zëvendëssekretares së Përgjithshme Venera Çerkini.

Në e-malin që e ka siguruar gazeta Nacionale, ai shkruan se Korça duhet të shkarkohet sepse ka lënë të pres një shofer të ministrisë rreth 30 minuta.

"I nderuar ministër z. Krasniqi, e nderuar zvsekretare zn, Çerkini. Uroj të jeni mirë. Me anë të këtij e-maili kërkojë shkarkimin nga detyra të udhëheqësit të divizionit për shërbime logjistike z. Naser Korça. Vetëm sot, ka lënë shoferin e ministrisë të pret 30 minuat jashtë edhe pse u paralajmëruar rreth 54 minuta më herët. Është jo bashkëpunues dhe nuk respekton kodin etik të punës. Uroj në një përgjigje të pozitive", thuhet në e-mailin e këshilltarit Kajala, të cilin e ka siguruar gazeta.

Lajme të ngjashme