E konfirmuar, edhe AAK pjesë e takimit të 31 janarit ku flitet për Asociacionin
Më 31 janar, nën organizimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë do të organizohet një takim në objektin e kësaj ambasade, ku do të diskutohet për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe.
Nacionale është interesuar rreth pjesëmarrësve në këtë takim. Një përfaqësues nga AAK do të jetë aty. Pra sipas përgjigjes së Lulëzim Blakajt, drejtor për informim në AAK-së, një përfaqësues i partisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, ish-kryeminsitër i Kosovës.
“Po, një përfaqësues i Aleancës do të merr pjesë në takimin e organizuar nga ambasada amerikane.” – u përgjigj Blaka për Nacionalen.
