E konfirmon Kurti: Po, jam i gatshëm dhe i interesuar të shkoj në takimin në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se do të shkojë në takimin e radhës që do të mbahet në Bruksel mes tij dhe mes presidentit Aleksandër Vuçiq.
Kështu bëri të ditur ai në një konferencë për media, ku tha se është i interesuar për këtë takim.
“Do të komunikoj edhe me Brukselin, edhe po, jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkojë në takimin e radhës në Bruksel, që të paraqes hollësisht këto të dhëna që i morëm, dhe ta kuptojnë që deeskalimi, nënkupton lirimin e menjëhershëm të tre policëve.” – u shpreh ai.