E hodhi foshnjën në lumë pak kohë pasi e kishte sjellë në jetë - zbardhen detajet e rastit tragjik në Shkodër - NACIONALE

E hodhi foshnjën në lumë pak kohë pasi e kishte sjellë në jetë - zbardhen detajet e rastit tragjik në Shkodër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

E dyshuara besohet se është Orjana Gremi, e cila u arrestua nga policia me akuzën e vrasjes me dashje, hodhi në lum të birin gjatë mbrëmjes së të premtes, ndërsa trupi i pajetë u gjet këtë të shtunë.

Foshnja lindi më 30 dhjetor 2022 dhe ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit të Shqipërisë, ku përmes një komunikate ka njoftuar se e dyshuara Orjana Gremi, ngarkohet më veprën penale “Vrasja me dashje”.

‘’ Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”.-, thuhet në njoftimin e PSH-së.

Për këtë rast ka folur edhe drejtori i Gjinekologjisë së Shkodrës Senad Halluni.

Siç raporton Abc News, Halluni deklaroi se e reja nuk pranoi të regjistronte atësinë e foshnjës dhe se fillimisht kishte kërkuar që ai të dorëzohej në shtëpinë e foshnjës por më vonë ndryshoi mendje.

“32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha proçedurat. Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës. Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për proçedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh. Me datë 4 kemi kryer proçedurat për tu transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës. Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme