“E du shpirtërisht”, plaku i verbër i kushton poezi Adem Jasharit: Është familje e shenjtë - NACIONALE

“E du shpirtërisht”, plaku i verbër i kushton poezi Adem Jasharit: Është familje e shenjtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mark Gashi nga fshati Peshtër është një burrë i moshuar, i cili ka 4 vite që e ka humbur shikimin. Megjithatë, ai e ruan të freskët dashurinë për familjen e Adem Jasharit.

Madje, atyre u ka kushtuar edhe një poezi.

“Qoftë mallkuar gjuha e shqiptarit, nëse s’e përmend një herë në ditë emrin e Adem Jasharit” – thotë Gashi.

Tutje, ai i tregoi Nacionales se për të familja Jashari është e shenjtë.

“Edhe e du shpirtërisht, a e ke pa njeriun që thotë që e don një njeri? Unë e du familjen Jashari, sepse familja Jashari është familje e shenjtë” – thotë ai për Nacionalen.

Lajme të ngjashme