“E di çka është evladi”, Kumnova i çon “selam” Kurtit para takimit të Ohrit - NACIONALE

“E di çka është evladi”, Kumnova i çon “selam” Kurtit para takimit të Ohrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nysrete Kumonova është ndoshta zëri më avokues në Republiken e Kosovës, sa i përket çështjes së të pagjeturve e të zhdukurve gjatë luftës.

Kumnova, pak para takimit “të madh” të Ohrit, ku Kryeministri Kurti po pritet të takohet me Presidentin serb Vuçiq, në një intervistë për Kanal 10, i ka bër thirrje të parit të ekzekutivit, që çështjen e të pagjeturve mos ta harroj.

Kumnova i është drejtuar drejtpërdrejt Kurtit, duke i thënë se tashmë ai e ka një vajzë dhe “e din se çka është evladi”, prandaj i ka kërkuar që për pak minuta të vihet në pozicionin e prindërve të cilët po i kërkojnë fëmijët e tyre.

“I bëj thirrje Kryeministrit, e din Kryeministri sepse e ka një vajzë dhe e din se çka është evladi. Vetëm për 5 minuta le të mendojë se si po e kalojmë ne ditën e natën që 23 vjet, pa e ditë se në çfarë gjendje I kemi fëmijët tanë.

Unë besoj që ai do të kthehet pasi që po e dëgjon këtë emision, sonte. Si një babë, si një nënë që nuk jemi ndalë në asnjë moment duke i bër presion Serbisë, që të na kthejë më të dashurit tanë. Ne edhe jemi burgosur nga Policia Ndërkombëtare kur kemi mbajt protesta, duke kërkuar më të dashurit tanë.

E ke parasyshë bacën Bajram, qysh mundemi ne me fjetë kur nuk e dijmë më të dashurit tanë ku janë”- ka thënë Kumnova për Kanal 10.

Kujtojmë se takimi ndërmjet Kurtit, Vuçiq, Lajçak, Borrell e Escobar si mbikqyrës, pritet të mbahet nesër me fillim nga ora 10:00, në qytetin e Ohërit të Maqedonisë së Veriut.

VIDEO

Lajme të ngjashme