E dhimbshme edhe për shkencën, sociologu-deputet i LVV-së mbështet në plotni mbylljen e Klan Kosovës
Me zanat është sociolog, shkencëtar i shoqërisë, zeje të cilën e praktikon si profesor në Universitetin e Prishtinës, por tashmë edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje profesor-deputet Ardian Gola, e ka mbështetur në plotni mbylljen e Klan Kosovës.
Gola, i cili për hir të zanatit të tij shkencor do të duhej të mirëmbante esëllinë e mendimit dhe pikturën e gjerë të shoqërisë, është krejtësisht në linjë të narracionit partiak, kur thotë se “S’po di bre qysh me thane. Eshte sikur me thane qe Gjakova eshte ne Serbi. Plus me i thane Djakovica”.
Shkrimi i dhimbshëm i një ish-mendimtari tash politikan, Ardian Gola:
S’po di bre qysh me thane. Eshte sikur me thane qe Gjakova eshte ne Serbi. Plus me i thane Djakovica.
Pra, ne rastin me te keq kjo do te duhej te ishte metafore qe e ilustron marrine, thene pak me but ne vend te krimit kushtetues. Por qe realisht keshtu edhe ka ndodhe kjo s’do koment. A qe vjen puna edhe me e mbrojte, keshtu vec me ne ndodhe.
Por, po them, kur po na duhet me e mbrojte faktin se gjendja e shqiptareve nen regjimin e Millosheviqit nuk eshte e krahasueshme ne asnje pike me gjendjen e serbeve sot ne Kosove, e cila ne cdo pike eshte antipodi i asaj gjendje, cka te vjen tjeter me u mbrojte ka me qene me pak e befasishme.
Ka mbete me uru e me shpresu qe nuk ka me ardhe kohe me luftu konstatime te tilla, si: “hajt se edhe nen Serbi nuk ka qene qaq keq, por u patem tranu prej t’mirave”.