Dyshohet se tentoi ta vriste djalin e tij, arrestohet 65-vjeçari në Bardhosh të Prishtinës
Nën dyshimin për tentimvrasje, Policia e Kosovës ka arrestuar një 65 vjeçar në Bardhosh të Prishtinës.
Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 07:00 kemi marrë informatën se në fshatin Bardhosh të Prishtinës, një person i dyshuar ka goditur në kokë viktimën me një mjet të fortë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje e rëndë në tentativë. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë për këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar mashkull 65 vjeç”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti për koha.net.
Lidhur me rastin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet teksa ky veprim është cilësuar vrasje e rëndë në tentativë.
Të dyshuarit i është konfiskuar një armë, derisa është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
