Dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit, Liburn Aliu po intervistohet nga prokuroria për rastin e ambalazhuesve të ujit
Ish-Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Gazeta Nacionale ka mësuar se Aliu që nga ora 10:00 është duke u marrë në pyetje nga institucionin e akuzës.
I njëjti burim i ka thënë gaztës se ai është duke u intervistuar për rastin e ambalazhuesve të ujit, ku ai dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit.
Vitin e kaluar Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve në çështjen e ambalazhuesve të ujit.
Gazeta Nacionale kishte siguruar aktvendimin, ku tregoheshin për dyshimet e prokurorisë ndaj Aliut.
Sipas dokumentit që aso kohe kishte siguruar nga Nacionale, ministri Liburn Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, prej vitit 2021-2024 në cilësinë e personit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kungërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për t'i shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Ai dyshohet se ka qenë në dijeni se zyrtarët e kësaj Ministrie të pandehurit Izedin Bytyqi e Naser Hafizi vepruan në kundërshtim të plotë me rregullat, procedurat e ligjet në lidhje me llogaritjen e borxheve.
Ministri Liburn Aliu dyshohet se ka lejuar, me qëllim përfitimi e për t'i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, që operatorëve ekonomik t'u zvogëlohen borxhet.
Më këtë sipas aktvendimit për zgjerimin e hetimeve, Ministri Aliu i ka shkakatuar dëm buxhetit të Kosovës miliona euro.