Dyshime për zjarr brenda Radio Kosovës - NACIONALE

Dyshime për zjarr brenda Radio Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dyshohet se objekti i Radio Kosovës është përfshirë nga zjarri.

KOHA ka bërë të ditur se dy ekipe të zjarrfikësve janë parë në afërsi të objektit, dhe sipas tyre një zjarrfikës kishte thënë se kanë pranuar thirrje se po del tym nga ky objekt.

Sipas KOHES ekipi i njësisë policore gjendet në vendin e ngjarjes dhe se aktualisht objekti i Radio Kosovës nuk ka energji elektrike.

Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.

Lajme të ngjashme