Dyshohej për ngacmim seksual ndaj një nxënëse, lirohet punëtori teknik i shkollës në Vrellë të Istogut - NACIONALE

Dyshohej për ngacmim seksual ndaj një nxënëse, lirohet punëtori teknik i shkollës në Vrellë të Istogut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është liruar punëtori i stafit teknik në shkollën “Hysni Zajmi” në fshatin Vrellë të Istogut, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për shqetësim seksual.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka njoftuar se prokurori i rastit nuk kishte gjetur elemente të veprës penale, andaj i dyshuari është liruar.

Prokurori i rastit nuk ka gjetur elemente të veprës penale prandaj nuk ka inicuar rast, andaj i dyshuari është liruar.” – ka thënë Gashi për Nacionalen.

Policia e Kosovës e kishte arrestuar gjatë ditës të dyshuarin për ngacmim seksual ndaj një nxënëse të shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi”.

Lajme të ngjashme