Arrestohet punëtori i një shkolle fillore në Istog, dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vrellë të Istogut, pasi dyshohet për ngacmimin e një vajze.
Rastin e ka konfirmuar për Nacionalen edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se personi në fjalë dyshohet që është punëtor i stafit teknik të shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi”, ndërkaq vajza është nxënëse.
“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë komuna Istogut, policia është njoftuar për një rast. Për momentin dyshohet të jetë shqetësuar seksualisht një nxënëse e asaj e shkolle nga një punëtor i stafit teknik i asaj shkolle. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin.” – ka deklaruar zëdhënësi i policisë.
Aktualisht, këto janë të dhënat e para nga ky rast që ka ndodhur.