Dymbëdhjetë përballjet e “opozitës” me VV-në në balotazh: A po “përçahen” PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja për raundin e dytë? - NACIONALE

Dymbëdhjetë përballjet e “opozitës” me VV-në në balotazh: A po “përçahen” PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja për raundin e dytë?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Me afrimin e garës së balotazhit për kryetar të komunave janë intensifikuar përpjekjet e partive politike për të arritur marrëveshje koalicioni me subjektet që nuk janë në garë më 9 nëntor.

Më e shpejta në këtë drejtim po tregohet Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila deri me tani ka arritur dy koalicione të tilla.

Ndonëse përballja kryesore në balotazh do të jetë ndërmjet VV-së dhe parëve “opozitare”, lëvizja e Albin Kurtit po tregohet praktike në neutralizimin e një bllok opozitar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Brenda pak ditëve, VV-ja ka arritur marrëveshje koalicioni me LDK-në e Vushtrrisë dhe AAK-në e Fushë Kosovës.

Derisa këto parë kanë refuzuar çfarëdo bashkëpunimi në nivel nacional me VV-në, një gjë të tillë nuk po e tregojnë edhe në nivelin lokal.

Kryesia qendrore e LDK-së dje është distancuar nga koalicioni që kryetari i degës në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka bërë me VV-në, ndryshe ka vepruar AAK-në.

Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se degët e kësaj partie kanë autonomi për koalicione lokale.

Ne kemi një parim që e kemi respektuar që 22 vjet, na është bërë një ligj i pashkruar. Për koalicione vendos dega jonë në mënyrë të pavarur”, ka thënë Haradinaj gjatë një interviste në Pressing.

Përballjet e “opozitës” me VV-në

Në raundin e dytë të zgjedhjeve gara kryesore do të zhvillohet në mes të VV-së dhe parëve “opozitare”.

Partia e Albin Kurtit në 12 komuna do të ketë përballë me kandidatët nga tabori opozitar.

Rivalitetet kryesore në raundin e dytë të zgjedhjeve do të jetë në mes të VV-së dhe LDK-së.

Këto dy parti do të garojnë kundër njëra-tjetrës në gjashtë komuna: Prishtinë, Gjilan, Fushë Kosovë, Pejë, Viti dhe Obiliq.

Më pas, do të jetë rivaliteti në mes të VV-së dhe PDK-së.

Këto dy parti do të përballen në katër komuna: Prizren, Mitrovicë, Vushtrri dhe Kaçanik.

Kurse, me AAK-në partia e Albin Kurtit në balotazh do të jetë në dy komuna: Rahovec dhe Gjakovë.

Në disa komuna, edhe partitë opozitare do të kenë përballje direkte.

LDK-ja dhe AAK-ja do të përballen në dy komuna: Suharekë dhe Junik.

Partia e Lumir Abdixhiku do të jetë kundër PDK-së vetëm në Dragash.

Ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja do të përballen vetëm në Klinë.

Lajme të ngjashme