Dy vjet “pas çlirimit”, kunati i ministres Albulena Haxhiu e braktisë Kosovën - NACIONALE

Dy vjet “pas çlirimit”, kunati i ministres Albulena Haxhiu e braktisë Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dardan Krasniqi në disa raste është shfaqur si analist. Por kunati i Albulena Haxhiut më s’do të jetë prezent si analist në televizionet kosovare. E gjithë për shkak se ai ka vendosur ta lë Kosovën.

Ish-ushtari i UÇK-së sot në T7 çau live për shkak të largimit nga Kosova.

“Kërkoj falje për arsye se… me të vërtetë ndihem keq, por kjo është jeta… nuk kemi derdhë lot, kemi këndu kur na u kanë vrarë shokët e luftës, por çmimi i ikjes qenka shumë i madh.” – deklaroi ai në T7.

Krasniqi, që është edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i emocionuar u shpreh se është duke e përjetuar shumë rënd ikën nga Kosova.

“Edhe, sinqerisht, po e përjetoj rëndë. Realisht unë nuk humbi, humb Kosova, ka me humbë Kosovë me këto ikje edhe me këtë abuzim që po u ndodh të gjitha kategorive të shëndosha të shoqërisë.” – ka thënë Krasniqi.

Aktivisti i VV-së duket të jetë zhgënjyer keq me qeverisej e kryeministrit Albin Kurti. Kjo pasi tri vite pas “çlirimit nga robëria e Klanit Pronto”, ai ka vendosur të ikë nga Kosova. Në një postim të datës 3 shkurt të vitit 2020, Krasniqi ishte emocionuar tejmase me fjalimin e Kurtit, i cili po e lexonte ekspozenë qeverisëse të Qeverisë Kurti 1.

“Degjoni deklaraten e Betimit te Kryeministrit Albin KURTI❤️🇦🇱

Emocion e perjetim clirimi nga roberia e klanit pronto.” – shkruante ai.

Lajme të ngjashme