Dy vite nga hapja e ambasadës në Jerusalem, Demiri: Ishin dy vite të jashtëzakonshme - NACIONALE

Dy vite nga hapja e ambasadës në Jerusalem, Demiri: Ishin dy vite të jashtëzakonshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot janë bërë dy vite që Republika e Kosova e ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem.

Duke kujtuar këtë përvjetor, ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka vlerësuar se këto dy vite ishin të jashtëzakonshme në avancimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

“Sot po e shënojmë dyvjetorin e hapjes së ambasadës së shtetit tonë në Jerusalem. Përkundër fazës së hershme të marrëdhenieve diplomatike, por duke e përqafuar gjithmonë miqësinë shekullore mes dy popujve tanë, ishin dy vjet të jashtëzakonshëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjithë nivelet”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”, duke treguar për punët që i presin të dy vendet në vitet në vijim.

“Punë edhe më të mira na presin në vitet që vijnë. Më 25 mars, do të jetë një nder dhe kënaqësi e veçantë ta kemi përfaqësuesen e Republikës së Kosovës në Tel Aviv ku do të përballet me Shtetin e Izraelit në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian 2024 në Futboll”, ka shkruar ajo.

Njohja e Kosovës nga Izraeli kishte ndodhur pas Marrëveshjes së Uashingtonit, që në Shtëpinë e Bardhë ishte nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Pas njohjes, Kosova ishte zotuar se ambasadën e saj do ta vendos në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv.

Lajme të ngjashme