Dy të rinjë serb pretendojnë se u rrahën nga Policia, IPK-ja: Rasti është duke u trajtuar - NACIONALE

Dy të rinjë serb pretendojnë se u rrahën nga Policia, IPK-ja: Rasti është duke u trajtuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Miloica Gjokoviq dhe Dragosh Miqoviq ishin të qartë në akuzën e tyre. Ata theksuan se Policia e Kosovës i ka rrahuar dy të rinjtë, duke shtuar se ata mund të radikalizojnë protestën e tyre, nëse policët e Kosovës (sic) “vazhdojnë të sillen si banditë”.

Miloica Gjokoviq, babai i të rrahurit të quajtur Llazar, deklaroi dje se janë mbledhur në Leposaviq për të protestuar në lidhje me incidentin në fjalë, që pretendojnë të ketë ndodhur në fshatin Joshanicë. Dy baballarët e përsëritën pretendimet se të bijtë e tyre ishin rrahur nga zyrtarë të njësisë speciale policore të Kosovës.

“Fëmijët nuk kanë pasur asgjë në makinë. Në periudhën në vazhdim presim ta radikalizojmë protestën nëse nuk vijnë në vete dhe e kuptojnë se kjo është serioze... Unë do t’u thosha të qetësohen dhe të mos sillen me arrogancë” – u shpreh Gjokoviq në fjalën e tij.

Gazeta Nacionale i ka dërguar pyetje Inspektoriatit policorë të Kosovës, në lidhje me këtë rast. Ata konfirmuan se janë njoftuar lidhur me rastin. IPK i ka thënë Nacionales gjithashtu se rasti është duke u trajtuar nga ky organ, derisa veprimet e tjera hetimore po bëhen në koordinim me prokurorinë.

“Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se është njoftuar lidhur me rastin në fjalë. Pas pranimit të informacioneve të para janë angazhuar hetuesit e IPK-së të cilët kanë identifikuar ankuesit të cilët edhe janë intervistuar lidhur me pretendimet e tyre. Rasti është duke u trajtuar në IPK përderisa veprimet tjera hetimore do të ndërmerren në koordinim të plotë më Prokurorinë e Shtetit – respektivisht Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.” – thuhen në përgjigjje.

Lajme të ngjashme