Dy të lënduar pas të shtënave me armë në Zllatar të Prishtinës
Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në fshatin Zllatar të komunës së Prishtinës. Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë në këtë fshat.
Për këtë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Zllatar, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona”, ka konfirmuar Policia.
“Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur. Të dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.” – thonë tutje nga Policia e Kosovës.