Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës - NACIONALE

Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy shqiptarë janë sulmuar në Mitrovicën Veriore sot rreth orës 21:00.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Elshani në një prononcim për Gazetën Nacionale ka bërë të ditur se dy të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor në Mitrovicën e Jugut.

“Sonte rreth orës 21:00, dy persona janë sulmuar në sheshin “Car Lazar” në veri të Mitrovicës. Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore në Mitrovicën Jugore dhe gjendja e tyre është e mirë.”- ka thënë Elshani, pa dhënë shumë detaje.

Lajme të ngjashme