Asociacioni ndryshe-ndrysh i Hovenier-it dhe Hill-it, kush çka (s')po thotë? - NACIONALE

Asociacioni ndryshe-ndrysh i Hovenier-it dhe Hill-it, kush çka (s')po thotë?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

E pranon Beogradi?”, “Mbase edhe s'e pranon”, “Në fund të ditës, kaq mund të mbështesë ShBA-ja një Asociacion...pa kompetenca ekzekutive”.

ShBA, gjë e mbarëditur, e ka bërë angazhimin më të madh të saj shtyrjen të para të Asociacionit të Komunavet të banuara me shumicë serbe.

Aq shumë sa që dy zyrtarë të lartë të Departamentin amerikan të Shtetit, kishin skicuar përmes një kolumne se “çka është e çka nuk është” ajo.

Se çka nuk do të jetë, ishin kujdesur të formulojnë që nuk do të jetë nivel tjetër i pushtetit.

E çka do të jetë? Në linjat e tyre thjesht një forum që koordinon punët e komunave të banuara me shumicë serbe, në fusha si arsimi, shëndetësia, politikat lokale e të tjera.

Por, edhe ky vizion-garancion e ka gjetur veten të sfiduar.

Jo rrallherë, nga vetë ata.

Hiç më larg se ditët e fundit gjejmë dy diplomatë amerikanë që i bien rrotull asaj me vështrime të ndryshme.

Për se dhe kë është fjala?

Ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier dhe ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill.

I pari thotë që Asociacioni, po, duhet të bëhet, por me kufizime të rrepta që të mos kalojë në përpamasa destruktive. Op/Ed-i Chollet/Esccobar është kryefjalë e tij, në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe aktvedimin e Gjykatës Kushtetuese.

Saktësisht gjëja e kundërt me çka pret Beogtradi.

E nëse s’e pranon Beogradi? Aq më keq për ta.

Si?

Sepse në fund të ditës “kaq mund të mbështesë ShBA dhe komuniteti ndërkombëtare”.

Pajtohem që duket se Serbia ka një vizion të ndryshëm, por kjo nuk nënkupton që Kosova të mos ec para me Asociacionin që adreson shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë...E po, Serbia mund të kërkojë më shumë, por në fund të ditës kjo është ajo që ShBA dhe komuniteti ndërkombëtar janë të gatshëm të shohin si të pranueshme”, pati thënë Hovenier për Radion Evropa e Lirë.

Ky është Hovenier, i prerë sa s’prehet më shumë Beogradi në aspiratat e tij?

Sepse, e dimë. Në maj Danijella Vujiçiq, kryesuesja e Ekipit Menaxhues për draftim të Asociacionit, dha një draft.

Po t’i besohet Kryeministrit të Kosovës. Albin Kurti, ai draft përbënte mbi 60 herë shkelje kushtetuese.

Por edhe “dëshirë të zjarrtë për Republikë Serbe” në Kosovë.

Por, kartat rrottllojnë kur vështrimin e kthejmë ka kryezyrja ameirkane në Beograd.

Ambasadori atje, Chris Hill, s’e përmend letrën e Chollet-Escobar.

E dimë që ajo letër i hy fort në nerva Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq: Si mund të jetë një Op/Ed i botuar në një gazetë burim i së drejtës?”.

Është kjo pyetja që s’ka ngjarje ku Vuçiq s’e shtron.

Hil lishte në një intervistë dje në N1 ku u pyet saktësisht për deklaratën e Hovenier, ku edhe intervistuesja i kërkoi qartësim: sepse tha që duket që deklarimet e tua me të kolegut tuaj në Prishtinë s’janë hiç njësoj.

Intervistuesja ia rikujtoi pohimin e Hovenier-it se Asociacioni “nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.

Hill këtu i përvjeli mëngët; por bëri të ditur se “duhet të përmbushen edhe kriteret që i kërkon Beogradi”. Por, edhe përtej kësaj, Asociaciacioni, thai, duhet të jetë i shitshëm te të dyja palët.

Nuk do ta kritikojë atë që zoti Hovenier ka thënë ose Presidentja Osmani; sepse do të jetë ashtu siç zoti Lajçak beson se mund të shitet në të dyja vendet; mes serbëve dhe Prishtinës. Mendoj se nuk është gjë që ndihmon të mendohen në terme si: njëra palë t’ia del me të veten, pala tjetër të mos ia del me të veten; kjo është merr-jep, të presim çka ndodh”, tha Hill në N1.

Asociacioni, ne mendojmë, është mënyra më e mirë për të mbrojtur serbët dhe t’u japim të ardhme dhe një të ardhme nëpër shtëpitë e tyre; dhe jo një të ardhme duke u larguan me traktorë diku tjetër”.

Hill, njoftoi, se pesëshja e madhe diplomatike që vjen në Prishtinë e Beograd, do të prezantojë “disa opsione” me interes për të dyja palët.

Ta shohim...

Lajme të ngjashme