Dy persona vrasin njëri-tjetrin në Kavajë të Shqipërisë - NACIONALE

Dy persona vrasin njëri-tjetrin në Kavajë të Shqipërisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish Shqipërinë, ku pas një konflikti në qendër të qytetit të Kavajsë dy persona kanë vrarë njëri-tjetrin.

Mediat raportojnë se të dy burrat ishin të moshën 43-vjeçare, ndërsa në përleshje më njëri-tjetrin njëri nga viktimat Edmond Gosa e ka goditur me thikën viktimën tjetër Altin Rexhën, ku ky i fundit i është përgjigjur duke qëlluar me armë.

Policia ka njoftuar më pas, se si pasojë e plagëve të marra të dy kanë ndërruar jetë në spital

“Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa. Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues,”- ka thënë policia shqiptare në një njoftim për mediat.

Lajme të ngjashme