Dy persona të plagosur dhe një i lënduar në Prizren, policia jep detaje - NACIONALE

Dy persona të plagosur dhe një i lënduar në Prizren, policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka njoftuar se dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Ai ka bërë me dije se në këtë incident është lënduar edhe një person i tretë.

Sipas tij, të dyshuarit janë persona të njohur për Policinë e Kosovës.

“Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Njesitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit. Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njesitet policore janë në kërkim të tyre. Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njesite relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit“, ka thënë Gashi për Express.

Lajme të ngjashme