Dy parime, dy mbështetës, për njohjen e Kosovës: Liderët politikë urojnë njohjen nga Siria, e 120-a - NACIONALE

Dy parime, dy mbështetës, për njohjen e Kosovës: Liderët politikë urojnë njohjen nga Siria, e 120-a

2 javë më parë

nga NACIONALE

Dy baza për njohjen e Kosovës: parimin e sovranitetit kombëtar dhe parimin e vetëvendosjes së popujve. Mbi këto parime shteti sirian lëshoi deklaratë zyrtare për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Përveç këtyre dy parimeve, janë edhe dy palë – tha Ministria e Jashtme e Sirisë – që e bënë të mundur këtë njohje: Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Republika e Turqisë. Me njohjen nga Siria, Kosova arriti 120 njohje nga 193 shtete anëtare të OKB-së.

...

"Republika jonë po ec para dhe s'ka asgjë që mund ta ndalë", shkroi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa njoftoi për njohjen e Sirisë në praninë e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman al Saud dhe Presidentin e Srisisë, Al Shaara. Ky ishte takimi i dytë i Osmanit me Al Shaaran gjatë vitit, ku qysh në prill, ky i fundit i ishte referuar si "Presidente e Republikës së Kosovës" çka kishte qenë indikator i madh se po ecej drejt njohjes.

Deputeti i Vetëvendosjes, Abin Kurti, e ka quajtur "lajm të madh" njohjen e shtetit nga Siria derisa ka çmuar dhe mirënjohur "përpjekjet e suksesshme" të Vjosa Osmanit "dhe të tjerëve të përfshirë".

"E sotmja sjell lajme të mëdha: Kosova tash zyrtarisht njihet nga 120 shtete, kur edhe Siria i bashkëngjitet listës së shteteve njohëse. Ne i zgjerojmë mirënjohjen tonë Presidentes Osmani për përpjekjet e saj të suksesshme dhe të gjithëve të përfshirë. Mezi presim të fuqizojmë marrëdhëniet tona derisa vendi ynë po futet në një kapitull të ri dhe kyç në historinë e vet", shkroi Kurti në "X".

Memli Krasniqi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Siria, njohjen e 120-të ndërkombëtare të vendit. Krasniqi tha se vizioni "izolues" i vendit duhet të marrë fund dhe vendi duhet t'i kthehet politikë së jashtme aktive.

"Siria ka njohur pavarësinë e shtetit tonë, duke e çuar në 120 numrin e njohjeve ndërkombëtare. Mirënjohje për miqtë tanë që vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës dhe për rolin e tyre në këtë proces. Çdo njohje e re është një hap përpara drejt forcimit të shtetësisë, integrimit dhe ringritjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kosova ka nevojë për më shumë miqësi, më shumë diplomaci dhe më shumë besim në vetvete. Vizioni izolues duhet të marrë fund, dhe vendi ynë duhet t’i rikthehet politikës së jashtme aktive, bashkëpunuese dhe dinjitoze, në aleancë të plotë me partnerët tanë strategjikë”, tha Krasniqi.

Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka përshëndetur dhe uruar njohjen e Sirisë ndaj shtetit të Kosovës. Haradinaj tha se bashkëpunimi me aleatë sjell "rezultate të jashtëzakonshme" referuar njohjes nga Siria. Mes tjerash, Haradinaj shtoi se e "vlerësoj punën e Presidentes" në arritjen e kësaj njohje.

"Njohja e Kosovës nga Siria është lajm që tregon se bashkëpunimi i ngushtë me miqtë dhe aleatët sjell rezultate të jashtëzakonshme. Vlerësoj punën e Presidentes në këtë sukses për afirmimin e shtetit tonë, duke u bërë kështu 120 shtete që e njohin Kosovën që nga pavarësia e saj. Kemi shumë punë përpara, mirëpo Kosova është këtu për të qëndruar me botën demokratike, në një frymë me aleancat tona", tha ai.

Lajme të ngjashme