Dy ministra të Kurtit raportojnë sot para Komisioneve Parlamentare
Gjatë ditës së sotme para anëtarëve të Komisioneve Parlamentare pritet që të raportojnë dy ministra të Qeverisë Kurti.
Duke nisur nga ora 11:00, Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023.
Në anën tjetër n isur nga ora 13:00 ministri i Admintrates dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit të Auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021.
Ndërkohë, për sot janë planifikuar që të mblidhen edhe dy komisione të tjera parlamentare.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim themelon grupin punues për Projektligjin për Verëra si dhe shqyrton Projektligjin për Pyje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)