Dy “kokat e mëdha” të VV-së në aksion: Çka do të bëjnë sonte Kurti e Konjufca? - NACIONALE

Dy “kokat e mëdha” të VV-së në aksion: Çka do të bëjnë sonte Kurti e Konjufca?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë dy emrat më të mëdhenj të Lëvizjes Vetëvendosje, partia më e madhe në Kosovë, e cila qeverisë me vendin. Në fakt, ata janë zyrtarisht numri një dhe numri dy i LVV-së.

Disa ditë pas takimit të Ohrit, ku kryeministri Kurti u takua me Aleksandar Vuçiqin, president i Serbisë, shefi i ekzekutivit do të japë një intervistë për RTK-në me fillim nga ora 20:10.

E gjysmë ore më vonë, pra me fillim nga ora 20:40, Konjufca do të deklarohet për herë të parë pas dakordimit pa nënshkrim të Kurtit me Vuçiqin. Këto dy intervista, i ka paralajmëruar edhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

Mbetet të shihet se cfarë do të thonë Kurti e Konjufca në intervistat e tyre.

Lajme të ngjashme