Dy aksidente trafiku në vend, lëndohen tre persona - NACIONALE

Dy aksidente trafiku në vend, lëndohen tre persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur mbrëmjen e së premtes në vendin tonë.

Njëri nga aksidenti ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Greme të Ferizajt, ku një person ka përfunduar i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

Rreth orës 20:27, tek vendi i quajtur “Vrella” në fshatin Greme të Ferizajt, dy vetura me targa vendore janë aksidentuar dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime të lehta, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes.” - thuhet tutje në konfirmim e policisë për media.

Policia ka njoftuar për aksidentin tjetër, ku ka ndodhur në fshatin Doganaj të Kaçanikut, me ç’rast dy persona mbetën të lënduar.

Rreth orës 20:10 dy vetura me targa vendore janë aksidentuar në fshatin Doganaj të Kaçanikut dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore , të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e aksidentit”, thuhet në konfirmim.

Lajme të ngjashme