“Duke dashur ta godasin qeverinë”: Zëdhënësi i Qeverisë viktimizohet pasi Kosova ra për 24 vende në indeksin e lirisë së mediave - NACIONALE

“Duke dashur ta godasin qeverinë”: Zëdhënësi i Qeverisë viktimizohet pasi Kosova ra për 24 vende në indeksin e lirisë së mediave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, e ka marrë ‘bajrakun’ e reagimit lidhur me indeksin e lirisë së mediave.

Ai po duket se nuk është i kënaqur me raportin, duke thënë se në Kosovë ka liri absolute të shprehjes.

Ai thotë se pikërisht ata që po reagojnë, i kanë dhënë përgjigjet në këtë raport duke dashur ta godasin qeverinë.

Postimi:

Me thënë se në Kosovë nuk ka liri të shprehjes është totalisht e pavërtetë.

Në Kosovë jo që ka liri të shprehjes, por ka liri absolute të të shprehurit. Madje deri edhe në mosndëshkim absolut të shpifjes.

Por, si ky raport? E thjeshtë.

Këta që sot po reagojnë "të çuditur" me raportin janë ata që kanë dhënë përgjigje para përpilimit të këtij raporti. Pra, raporti flet për Kosovën sikur kanë folur këta të Kosovës. Duke dashur ta godasin Qeverinë përmes raporteve, në fakt janë duke dalë edhe më joseriozë.

Liria, mendimi, liria e mendimit, shprehja, asnjëherë nuk janë ndalur e as s’mund të ndalen. Por, gënjeshtra ka kosto, nëse jo përmes normash, atëherë me humbje kredibiliteti. Dhe për këtë kanë përgjegjësi këta që sot po "çuditen".

Për të konstatuar lirinë ose jo të shprehjes nevojitet në cilëndo natë (e hënë- e premte) me i pa "debatet televizive". Asgjë më shumë.

Lajme të ngjashme