Dugolli i VV-së: Në veri kishte tendenca për një konflikt me përmasa të mëdha - NACIONALE

Dugolli i VV-së: Në veri kishte tendenca për një konflikt me përmasa të mëdha

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për situatën në veri të Kosovës e cila ishte e barrikaduar për 20 ditë radhazi.

Dugolli ka thënë në Klan Kosova se situata atje nuk ishte aspak e mirë dhe kishte tendenca të të një konflikti me përmasa të mëdha.

Sipas tij, grupet e caktuara kriminale të cilat i kishin vendosur barrikadat në veri të vendit, dirigjoheshin nga Beogradi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Situata nuk ishte aspak e mirë, ishte e përshkallëzuar me tendenca të një përshkalëlzimi, të një konflikti, që do të shpinte më pastaj me siguri në një konflikt me përmasa më të mëdha, sepse grupet kriminale që vendosen ato barrikada, sponsorizoheshin dhe dirigjoheshin direkt nga Beogradi. Nga Beogradi u tha se barrikadat ishin të vendosura nga qytetarët civilë serbë, por shpejtë i doli boja asaj pune dhe nuk ishte e vërtetë se ishin barrikada civile, ato ishin barrikada nga njerëz të armatosur, të maskuar dhe që kishin një agjendë bukur të përsosur për ta përshkallëzuar situatën”, tha deputeti i mazhorancës.

Duke thumbuar opozitën, Dugolli theksoj se kushdo që ka vënë pikëpyetje në veprimet e Qeverisë së Kosovës, nuk i ka bërë mirë vendit.

“Nuk dua ta akuzoj askënd, por është keq që një pjesë e eksponentëve politikë opozitar kanë thënë hera-herës se është qeveria, por u pa se Beogradi është ai që i ka nxitur grupet kriminale t’i qesin barrikadat”, tha Dugolli.

Lajme të ngjashme