Dugolli i VV-së: Formimi i Asociacionit prodhon luftë pas pak vitesh - NACIONALE

Dugolli i VV-së: Formimi i Asociacionit prodhon luftë pas pak vitesh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, beson se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, do të prodhonte një luftë në Kosovë pas disa vitesh.

Deputeti i mazhorancës Dugolli tha në T7 se krijimii i një asociacioni në Kosovë, mund të ngjasojë me situatën sikur në Bosnjë e Hercegovinë.

Formimi i një asociacioni një etnik nënkupton përgatitjen e një lufte pas pak vitesh. Sikur që ka ndodhur në Bosnje e Hercegovinë. Pas formimit të asociacionit ka filluar lufta atje. Është i njëjti skenar, është e njëjta metodologji e punës e Serbisë që tenton t’i instrumentalizojë serbët lokalë që të bëjë pengesa në avancimin e një shoqërie demokratike”, ka deklaruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje, të cilës i takon Dugolli, është duke e kundërshtuar ashpër insistimin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit për komunat serbe.

Kujtojmë se Ambasada amerikane do ta mbajë nesër takim me institucione, opozitarë e përfaqësues të organizata të shoqërisë civile për këtë çështje.

Lajme të ngjashme