Dy ministra të Kurtit raportojnë sot në dy komisione parlamentare - NACIONALE

Dy ministra të Kurtit raportojnë sot në dy komisione parlamentare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrat e Qeverisë Kurti duket se do të kenë punë sot.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregëtisë, Rozeta Hajdari do të raportojë tek Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në Kuvendnin e Kosovës, në sallën N 10. Ajo do të raportojë për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023.

Përveç këtij komisioni do të mblidhet dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në orën 11, në sallën e Kuvendit të Kosova N302.

Pritet të raportojnë ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Gjithashtu do të komisioni do të shqyrtojë raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

Ndërkohë në ora 13:00, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të shqyrtojë projekt-aktet e brendshme të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203).

Lajme të ngjashme