Droni mbi Mitrovicë, vdekja e Albright e ‘saga’ me Vokrrin dhe FFK-në, kryengjarjet e 23 marsit
Në përvjetorin e 33-të të suprimimit të autonomisë së Kosovë, pati zhvillime interesante dhe të papritura. Diskutimi për lejimin ose jo të serbëve të Kosovës për të votuar për zgjedhjet e Serbisë në territorin kosovar kanë vazhduar edhe të mërkurën e 23 marsit.
Megjithatë, dita e sotme u veçua me një ngjarje krejtësisht të papritur në Mitrovicë.
Një dron ushtarak u rrëzua sot në oborrin e një shtëpie në Bair të Mitrovicës, dhe shastisi banorët e atyshëm. Pas verifikimit të këtij informacioni, gazeta Nacionale publikoi ekzkluzivisht lajmin duke u përkujdesur të informojë deri në fund lexuesit e saj.
Droni në fjalë nuk kishte asnjë mbishkrim, por pati një kamerë të sofistikuar vëzhguese, që përdoret për survejim.
Policia e Kosovës, pasi ishte thirrur nga qytetarët, shkoi menjëherë në vendngjarje, por megjithatë zëdhënësi i rajonit të Mitrovicës nuk arriti që t’i konfirmonte informacionet.
Droni pas aksidentit kishte mbetur jofunksional edhe pak kohë pasi kishte rënë, dhe ishte çmontuar nga vetë banorët.
Burime brenda KFOR-it ia pranuan Nacionales se droni i rrëzuar u takonte atyre.
Zhvillime interesante pati edhe në Federaten e Kosovës. FFK-ja ka njoftuar se Gramoz Vokrrit ia ka hedhur poshtë kandidaturën për president të Federatës duke e bërë edhe në dramatike procesin zgjedhor Brenda shtëpisë më të madhe të futbollit në Kosovë.
Ndërkohë në mbrëmje Kosova u njoftua me lajmin e hidhur për vdekjen e mikës amerikane, ish-sekretares së SHBA-së, Madeleine Albright.
Kujtojmë se e ndjera ishte sekretarja e parë grua në SHBA, ndërsa për kosovarët njihet si një nga personazhet që ka kontribuar më së shumti, para, gjatë dhe pas luftës.
Për vdekjen e Albright shkruan edhe liderët e institucioneve të Kosovës dhe krerët opozitarë, duke theksuar se Kosova ka humbur një përkrahëse të madhe, duke ia njohur kontributin e madh për lirinë dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca, liderët opozitarë si Krasniqi e Abdixhiku e shumë të tjerë, shkruan elozhe për ish-sekretaren Albright.
Në mbrëmjen e sontme u prezantua edhe një sondazh në lidhje me besueshmerinë e qytetarëve për qeverisjen një vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.
Në sondazhin e prezentuar nga T7, qytetarët janë pyetur po ashtu se sa janë të kënaqur me 365 ditë qeverisje të Albin Kurtit.
Gjatë gjithë ditës kanë vazhduar reagimet për raportimin e Gazetës Nacionale për blerjen e shikimeve për intervistat e Memli Krasniqit, kryetar i PDK-së dhe Lumir Abdixhikut, udhëheqës i LDK-së.
Këtë të mërkure, Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore ndaj Burkina Faso.
Në mbrëmje, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, lëshoi një akuzë të rëndë në drejtim të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani duke thënë se këta dy janë vendosur në shërbim të Gazpromit, kompanisë ruse të naftës.