Dronët: Ministri Mehaj takon shefin e kompanisë Baykar
Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është takuar me shefin e kompanisë së dronëve Baykar, Haluk Bayraktar.
Mehaj përmes një postimi në Facebook blerjen e dronëve Bayraktar e ka renditur ndër investimet më të mëdhaja në ushtri.
“Blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes. Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar.” – ka shkruar Mehaj.
Ai tutje ka thënë se do të vazhdojnë të jenë prioritet i tyre pajisjet e ushtrisë për qëllime të mbrojtjes.
“Pajisjet e ushtrisë tonë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-së.” – ka përfunduar Mehaj.
