Dreshaj: ShBA-të e shpallën person të padëshiruar, çdo komunikim me Radojiçiqin është shkelje ligjore
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, e quajti “të papranueshme” bisedën e publikuar nga Nacionales mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, dhe kryeorganizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radojçiq.
Sipas tij, çdo komunikim i Qeverisë me një njeri të shpallur të padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara, përbën shkelje ligjore.
“Çdo komunikim me të pasi ShBA-të e shpallën person të padëshiruar nga ana e Qeverisë sonë është një shkelje ligjore dhe personat që e kanë bërë një dukuri të tillë duhet të mbajnë një përgjegjësi publike dhe politike. Nëse është montazh duhet dikush tjetër të japë përgjegjësi por nëse është faktike, nëse dëshmohet që është e vërtetë, në kohën aktuale, atëherë mendoj që vërtetë duhet të kërkohet një përgjegjësi legale nga ana e Mimoza Kusarit”, tha ai