Drenas: Lladrovci shumë afër fitores në raundin e parë
Në komunën e Drenasit, kandidati për kryetar Ramiz Lladrovci po shkon drejt një fitoreje të mundshme që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas numërimit të 65 nga gjithsej 73 vendvotime (rreth 89% e totalit), Lladrovci ka siguruar 52.10% të votave, që i korrespondojnë 11,412 votave.
Pas tij renditet kandidati i Partisë Demokratike, Petrit Hajdari, me 37.28% apo 8,165 vota.
