Drejtori i Zyrës për Migrim në Bruksel, Roosemont i përgëzoi qytetarët e Kosovës për lëvizjen pa viza nga 1 janari - NACIONALE

Drejtori i Zyrës për Migrim në Bruksel, Roosemont i përgëzoi qytetarët e Kosovës për lëvizjen pa viza nga 1 janari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri Sveçla priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës për Migrim në Bruksel Freddy Roosemont. Në këtë takim sipas komunikatës së MPB-së, është folur për sfidën e migrimit, pas liberalizimit të vizave, si dhe mënyrën se si do të menaxhohet ky proces. Z. Roosemont, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për lëvizjen pa viza, në Belgjikë e shtetet e zonës Schengen, që nga data 1 janar 2014.

E plotë:

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Drejtorin e Zyrës për Migrim nga Mbretëria e Belgjikës, z. Freddy Roosemont dhe Ambasadorin e Belgjikës z. Gregoire Cuvelier me të cilët biseduan për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës që hyn në fuqi nga data 1 Janar 2024.

z. Roosemont përgëzoi qytetarët e Republikës së Kosovës që nga data 1 janar do të lëvizin pa viza drejt Belgjikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian dhe theksoi që kjo do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe thellim të lidhjeve mes shteteve dhe qytetarëve.

Ministri Sveçla falënderoi z. Roosemont për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera. Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar tashmë fushatën njoftuese në të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët mbi procedurat dhe kriteret e lëvizjes së lirë nga data 1 janar 2024.

Ministri Sveçla dhe z. Roosemont biseduan edhe për sfidën e menaxhimit të migrimit të parregullt me ç’rast Ministri njoftoi delegacionin që institucionet e Republikës së Kosovës janë të angazhuara maksimalisht në luftimin e këtij fenomeni duke përfshirë edhe rregullativën ligjore për menaxhimin me migrantë.

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dy palëshe dhe mbesim të përkushtuar që këto raporte të vijojnë edhe më tutje.

Lajme të ngjashme