Drejtori i Bulliqit në Podujevë e thirr Policinë e i thotë që Nacionalja “erdhi me tendenca politike” – 70 mësimdhënës raportohet që s’marrin paga prej shtatorit
70-të mësimdhënës në Komunën e Podujevës që nga shtatori nuk kanë marrë paga.
Për të mësuar më shumë rreth këtij informacioni, ekipi i Nacionales ka shkuar në Podujevë për të kuptuar më shumë detaje.
Mirëpo, Avni Fetahu drejtori i Arsimit në Komunën që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, ka mohuar një gjë të tillë dhe pasi që ka pritur në zyrën e tij ekipin e Nacionales i njëjti e ka lajmëruar Policinë duke pretenduar se nuk po i dilnin nga zyra.
“Kjo po shihet që nga fillimi se është çështje politike dhe e manipuluar prej asamblistëve të LDK-së. Nuk kom diçka ma shumë më thanë.” – ka thënë ai.
Më pas i njëjti e ka telefonuar Policinë.
“Unë jam Avni Fetahu, drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës. Dy gazetarë të Nacionales më kanë hy në zyre dhe nuk po dalin me tendenca politike.” – ka thënë ai.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.