Drecun: Kushdo që avokon për pavarësinë e Kosovës, avokon për një Shqipëri të madhe - NACIONALE

Drecun: Kushdo që avokon për pavarësinë e Kosovës, avokon për një Shqipëri të madhe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit për Kosovë i Kuvendit të Serbisë, Milovan Drecun tha se sipas tij, kushdo që avokon për pavarësinë e Kosovës, avokon për një Shqipëri të madhe.

Ai tha së bashkimin mes Kosovës e Shqipërisë nuk do ta pengonte askush sepse nuk kanë vullnet politik, pavarësisht deklaratave që vijnë nga zyrtarë se nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

Drecun mendon se këto deklarata vijnë si shkak për të qetësuar opinionin në Serbi- raporton Kosovo Online.

“Nëse Kosova do të ishte vërtet një shtet sovran, i pavarur, anëtare e OKB-së, do të ishte e drejta e saj sovrane të merrte vendime nëse dëshiron të anëtarësohet në një bashkim me një shtet apo jo. A mund t'i pengojë NATO-ja, duke qenë se Shqipëria është anëtare e NATO-s, a mundet SHBA-ja apo BE-ja, nëse kanë vullnet politik? Unë nuk e shoh atë vullnet politik, pavarësisht disa deklaratave që vijnë nga zyrtarë se nuk do të ketë bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë, por mendoj se është më shumë për të qetësuar opinionin në Serbi.’’- tha Drecun.

Ai tha se këtë e thonë edhe ata që shohin rrezik të madh për stabilitetin e rajonit dhe rrezikun e ndryshimeve të dhunshme të kufijve.

“Kushdo që avokon që Kosova të jetë shtet dhe që punon aktivisht në të, sigurisht që avokon për një Shqipëri të madhe. Presidenti shqiptar dhe kryeministri flasin hapur për krijimin e saj dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”- tha Drecun.

Sipas tij, anëtarësimi në OKB është parakusht për këtë.

“Deklaratat nga perëndimi se nuk do të ketë bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë janë thënie boshe, të cilat nuk kanë asnjë substancë”- shtoi Drecun.

Lajme të ngjashme