Dramatizon Ramabaja: Plani franko-gjerman, shmangu përplasjen ushtarake mes Kosovës dhe Serbisë
Sadri Ramabaja, analist, por edhe aktivist dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar planin franko-gjerman, të cilin e ka pranuar tashmë kryeministri Albin Kurti.
Sipas tij, plani franko-gjerman e shmangu përplasjen mes Kosovës dhe Serbisë. Pra përplasjen ushtarake.
“Plani frënko-gjerman, i përvetësuar tashmë nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-të, ka shmangur përplasjen ushtarake të projektuar nga Beogradi në përmbushje të agjendës ruse për shpërthimin e frontit të dytë në Europë, por po ligjëron, de fakto, konfliktin e ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë përgjatë kësaj dekade në vijim.” – shkroi ai.