Donika Gërvalla nuk tërhiqet nga fjalët për Rexhep Selimin, e citon Jusuf Gërvallën - NACIONALE

Donika Gërvalla nuk tërhiqet nga fjalët për Rexhep Selimin, e citon Jusuf Gërvallën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shqipe Selimit i rënduan fjalët e dikurshe të Donika Gërvallës për bashkëshortin e saj, Rexhep Selimin, për çka graviteti emocional nuk e la të ngrisë dorën lartë për ta votuar sot në seancë konstitutive si kandidate për Krytare të Kuvendit.

Por, pasi kjo u bë brum për debat të ashpër publik, Donika Gërvalla, doli me një reagim në Facebook ku u qëndron fjalëve të veta: por pa e thënë haptazi.

E citoi një frazë të artikuluar nga babai i saj, Jusuf Gërvala.

Postimi i Gërvallës:

E thënë me fjalët e poetit:

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.

Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”

Lajme të ngjashme