Donfried: Tensionet nuk janë zgjidhje, palët të marrin hapa për qetësi - NACIONALE

Donfried: Tensionet nuk janë zgjidhje, palët të marrin hapa për qetësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas Karen Donfried, ndihmës sekretare e Departamentit Amerikan të Shtetit, situata e vështirë në rajonin verior të Republikës së Kosovës rrezikon avancimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton RTSH.

Ajo ka bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Donfried po ashtu ka thënë se SHBA-të e mirëpresin propozimin gjermano-francez.

Ndihmës-sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike theksoi tutje se SHBA-të janë të përkushtuara për të punuar me BE-në për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut, ndërsa gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve të ndërmarrin hapa për qetësi dhe për siguri

"Ne jemi duke u marrë 24 orë në ditë me çështjen e monitorimit të situatës në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova të zbatojnë marrëveshjet e arritura. Ne e kemi mirëpritur propozimin gjermano-francez. Mendojmë se ka hapësirë për progres. Së bashku me BE-në mbështesim progresin, SHBA mendon se zhvillimet e fundit janë shqetësuese, nuk është zgjidhje braktisja e institucioneve. Të gjitha palët duhet të marrin hapa për qetësi dhe për siguri. Bëjmë thirrje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Situata nuk duhet të përshkallëzohet, jetët e atyre që janë paqeruajtës atje janë në rrezik. Tensionet në veri të Kosovës duhet të zvogëlohen", tha Donfried.

Lajme të ngjashme