Dokument: PZAP-ja e refuzon ankesën e LVV-së, nuk ka anulimin të votave me postë për LDK-në - NACIONALE

Dokument: PZAP-ja e refuzon ankesën e LVV-së, nuk ka anulimin të votave me postë për LDK-në

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kërkuar anulimin e rezultatit të votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në vendimin e PZAP-së, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, vlerësohet se ankesa e partisë në pushtet ka qenë e pabazuar.

Sipas vendimit, partia e Albin Kurit nuk e ka sjell asnjë provë për anulimin e këtyre votave.

Refuzohet e pabazuar ankesa A.nr.641/2025 e datës 17.03.2025 e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje me seli në Prishtinë, paraqitur kundër vendimit të KQZ-së me Seli në Prishtinë, nr.01/727-2025 të datës 15 mars 2025, për Shpalljen e Rezultateve Përfundimtare për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 01.02.2025, në të cilën ka kërkuar që të anulohen rezultatet e votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike të Kosovë, gjithsejt 18 mijë e 933 vota dhe këto vota të largohen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ta udhëzoj KQZ-në që të përsërisë votimin me postë në tërësi si dhe t’i largoj nga lista e kandidatëve prej subjektit politik LDK kandidatët e cekur me emër e mbiemër, për shkak të manipulimit të votave të ardhura me postë dhe të mos e lejojnë subjektin politik LDK t’i zavendësoj kandidatët e larguar”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Më tej, në arsyetimin e vendimit thuhet se partia nuk pushtet nuk ka sjell prova bindëse në argumentimin e ankesës së saj.

PAZAP-ja ka vlerësuar se anulimi i rezultatit të votimit me postë dhe përsëritja e tij duhet të mbështetet në dëshmi të qarta.

Në raport me këto pretendime në ankesë me asnjë provë bindëse nuk i ka dëshmuar se mbi cilat shkaqe e kërkon një gjë të tillë, pasi që anulimi i rezultatit të votimit me postë dhe përsëritja e tij duhet të mbështetet në dëshmi të qarta për manipulim, qoftë me rastin e dorëzimit apo me rastin e numërimit, e të cilat shkaqe parashturuesi i ankesës ka dështuar që t’i argumenotj”, është thënë në arsyetimin e vendimit.

Nëse ky vendim nuk i pëlqen partisë në pushtet, LVV-ja mund ta kontestoj vendimin në Gjykatën Suprem.

Ankesa ndaj vendimit të PZAP-së në Supreme duhet të bëhet brenda 48 orëve.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës nga KQZ-ja, subjektet politike kanë dorëzuar disa ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,.

Sipas njoftimit të PZAP-së, në këtë institucion janë parashtruar 6 ankesa.

Tri prej tyre janë parashtruar nga një kandidat për deputet i PDK-së, dy nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një ankesë është parashtruar nga koalicioni PDAK-LPB.

Pjesa dërmuese e këtyre ankesave kanë të bëjnë me postë jashtë vendit.

Lajme të ngjashme