Dokument: Kërkesa e Deharit për konsultime nuk parashihet në skenarin e seancës
Kryesuesi i seancës konstutuive të legjislaturës së nëntë, Avni Dehari, pasi ka rifilluar seanca për vazhdimin e seancës ka kërkuar konsulta me partitë politike për të zhbllokuar situatën.
Nga skenari i seancës të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale një gjë e tillë nuk parashihet.
Në këtë skenar që e kanë marrë deputetët parashihet që Raporti i Komisioni të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të hidhet në votim porsa të konstatohet numri i deputetëve në sallë.
“Në seancën Konstituive, më 15 prill 2025, Raporti i Komisioni të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve, nuk i mori votat e nevojshme, andaj lus deputetët që me ngritje dore të deklarohen edhe një herë për Raportin e Komisionit të Përkohshëm”, thuhet në skenarin që kanë marrë deputet.
