“Doktor shkence në fizioterapi”: Qeveria vazhdon të tallet me profesionin e Haxhiut
Të kesh në krye një person që nuk ka punuar në profesionin e tij ndonjëherë (Albin Kurti) e bën të veten. Vartësit e Kurtit po vazhdojnë ta fyejnë për profesionin e tij deputetin Haxhiu, duke fyer efektivisht edhe të gjithë ata që ndajnë profesionin e njëjtë.
Po vazhdon debati në Kuvendin e Kosovës, derisa mes pyetjeve të bëra ishte edhe ajo për ministren e Industrisë, Ndërmarrësië dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në lidhje me pagesën prej një mijë euro në ditë për një ekspert të angazhuar.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e pyeti ministren se pse po paguhet kaq shumë ky ekspert, dhe çfarë njohurish kishte.
“Më la përshtypje që ministrja e tha që kanë pagu një ekspert një mijë euro dita. A ka mundësi me na tregu kush është ky ekspert, çfarë vetish dhe njohurisht të mëdha i ka, a është Donald Trump, a është Musk? Kush është ky person që paguhet 1 mijë euro në ditë, jo raport në letra me na prodhu, ne këtu kemi alamet profesora të ekonomisë, me e pagu dikon 1 mijë euro ditë. Ju keni premtu me pru ndryshime veç qisi ndryshimi se ka prit kerkush?” – u shpreh ai.
Ndërkohë, në kundërpërgjigjen e saj, ministrja Hajdari e nisi fjalën duke i thënë se “është doktor shkencë në fizioterapi”, në formë ironie.
“Z. Haxhiu ndoshta është mirë më t’u përgjigj së pari, ndoshta është doktor shkence në fizioterapi. Si mund ta bëni këtë pyetje, kur për herë të parë kemi strategji kombëtare deri në vitin 2030, eksperti ka bërë analizën e të gjithë sektorëve industrialë për të zbërdhu se ku mund të zhvillohet më shumë, ka sjellur propozimit si të rritet output teknologjik, si të çertifikojmë produktet tona në nevojë për t’u eksportuar, ka sjellur shumë propozime të mira…” – ka thënë ajo.
Vlen të theksohet se në një seancë të para disa javëve, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe deputeti i PDK-së ironizonin me profesionet e njeri tjetrit.
“I nderuari profesor doktor i fizioterapisë, zoti Bekim Haxhiu.” - iu kishte drejtuar ministri Vitia deputetit Haxhiu.
Ky i fundit ia kishte kthyer Vitisë më të njëjtën monedhë.
“I nderuar doktor i përgjithshëm, kandidat për specializim qe 18 vjet.” - kishte thënë Haxhiu.