“Dobët, shumë dobët”, Bajrami: Investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2024 janë me të ulëta se në vitin 2018
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2024 janë me të ulëta se në vitin 2018.
Bajrami përmes një postimi në Facebook ka shpjeguar se nga 859 milionë euro të parapara për investime kapitale për vitin 2024 deri me 1 dhjetor janë shpenzuar vetëm 255 milionë nga niveli qendror.
“Investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2024 janë me të ulëta se në vitin 2018. Nga të dhënat e Ministrisë së Financave rezulton se nga 859 milionë euro të parapara për investime kapitale për vitin 2024 deri me 1 dhjetor janë shpenzuar vetëm 255 mil. nga niveli qendror dhe 189 mil. nga niveli lokal, që dmth. kanë vetëm edhe disa ditë në dispozicion dhe janë plot 415 milionë euro mbrapa me realizimin e planit për investime kapitale.” – ka shkruar Bajrami.
Ajo tutje ka thënë se kjo qeveri ka marrë nga qytetarët dhe ka shpenzuar rreth 900 milionë euro më shumë buxhet krahasuar me vitin 2018 për periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024, ndërsa sipas saj investimet kapitale të nivelit qendror janë për plot 65 milionë euro më të ulëta në se ato të vitit 2018.
“Nga të dhënat e po kësaj ministrie (seritë kohore) krahasova periudhën 1 janar -1 dhjetor 2018 me periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024 dhe ajo çfarë tregojnë këto të dhëna është asgjë më pak se dështim: Dersia kjo qeveri ka marrë nga qytetarët dhe ka shpenzuar rreth 900 milionë euro më shumë buxhet krahasuar me vitin 2018 për periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024, investimet kapitale të nivelit qendror janë për plot 65 milionë euro me të ulëta në se ato të vitit 2018. Po sikur ta marrim në konsideratë edhe inflacionin që ka ndodhë gjatë këtyre viteve gjendja përkeqësohet edhe për se paku 25%, e që ky në fakt është realiteti. Me duhet të potencoj këtu se për dallim nga qeveria qendrore komunat kanë përformuar më mirë. Kjo qeveri për 4 vite nuk arriti të lë një shenjë pozitive në këtë vend. Dobët, shumë dobët.” – ka përfunduar Bajrami.